fbpx

Bolton: Prezenca ushtarake e Rusisë në Venezuelë, kërcënim i paqes

bolton-1.jpg

Këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton, ka paralajmëruar Rusinë për praninë e saj ushtarake në Venezuelë.

Ai ka thënë se çdo përpjekje për t’i zgjeruar operacionet në Venezuelë do të konsiderohet si “kërcënim i drejtpërdrejtë” për paqen ndërkombëtare.

“Ne fuqimisht jemi kundër vendosjes së aseteve ushtarake nga ana e Rusisë në Venezuelë, ose gjetkë në hemisferë”, ka thënë Bolton në një deklaratë.

“Ne do t’i konsiderojmë veprimet e tilla provokuese si një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në rajon”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303