Bomba Gazës, Izraeli i përgjigjet sulmeve me raketa

Një raketë u nis nga Rripi i Gazës dhe goditi një shtëpi në jug të Izraelit. I menjëhershëm ka qenë reagimi izraelit.

Avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat në Gazë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Banorët në Gaza thanë se aeroplani kishte në shënjestër tre vende, por nuk ka raportime deri tani për viktima.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se sulmi erdhi pasi gjatë natës, një raketë nga territori palestinez goditi Be’er Sheva, zona metropolitane e katërt më e populluar e Izraelit

Katër izraelitë po trajtohen në spital për trauma pasi i mbijetuan sulmit të raketave.

Lër një koment