21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Ukrainë, Johnson: Putini do mbajë përgjegjësi

spot_img

Së fundmi kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas bombardimit të një spitali të maternitetit në qytetin Mariupol, që është i rrethuar ukrainas nga forcat ruse.

“A ka diçka më të ligë sesa të sulmosh të dobëtit dhe të pambrojturit”, ka shkruar Johnson në Twitter krahas lajmit për shkatërrimin e spitalit.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po shikon për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore derisa shtoi se “do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”.

Për sulmin në spital ka shkruar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua botës, duke thënë se është bërë “bashkëpunëtore që injoron terrorin”.

Ai tha se ka njerëz nën rrënojat e spitalit, përfshirë edhe fëmijë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat