Bombë në treg, 25 viktima në Pakistan

Një bombë ka shpërthyer të premten në një treg në veri-perëndim të Pakistanit, duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur dhe 35 të plagosur.

Ky bilanc tragjik mund të rritet.

Sulmi ka ndodhur në provincën e Khyber Pakhtukhëa, në kufi me Afganistanin, në një moment kur tregu ishte i mbushur me njerëz.

Burime nga policia bëjnë me dije që pjesa më e madhe e viktimave janë minorancë shiite.

Lër një koment