Bomberi kuqezi drejt Turqisë

kombetarja-shqiptare.jpg

Armando Sadiku njoftoi se përgatitjet për sezonin e ri do t’i vazhdoj me Levanten, por e vërteta është se elbasanasi nuk është në planet e trajnerit Paco López.

La Liga është një ndër kampionatet më prestigjoz në Europë, por i detyruar nga rrethanat sulmuesi i kombëtares mund të vendos të transferohet në një ekip tjetër ku mund të luajë rregullisht.

Trabzonspor që militon në superligën turke, ka shfaqur interes për të nënshkruar me 28-vjeçarin në merkaton e verës. Media turke “Fotospor” shkruan se Sadiku është një opsion real për drejtuesit e klubit, të cilët kërkojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, deri në këtë moment në drejtim të Levantes nuk ka patur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin shqiptar. Sezoni 2018-2019 nuk ishte ndër më pozitive për Sadikun, i cili, ndikuar edhe nga një dëmtim i rëndë qëndroi për pjesën më të madhe të sezonit jashtë fushave, veçanërisht kur ishte pjesë e Levantes.

Në gjysmën e dytë të kampionati klubi spanjoll vendosi për ta huazuar tek Lugano në Zvicër dhe elbasanasi arriti të shënoj 3 gola dhe kontribuoi me një asist në 16 ndeshje.

Që pas largimit nga Zyrich në janarin e 2018 drejt Legia Varshava, Sadiku nuk ka gjetur qetësinë. Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur në tre klube të ndryshme, por nuk ka arritur të shfaq të gjithë potencialin e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303