fbpx

Bonera: Lille e frikshme, por nuk firmos për barazim. Ibra? Kthehet shpejt

571ff9a1c48c96ab492677cf7cdbf5bf-26310-a7599909aa49205035fa839e49832f31.jpg

 

Tjetër transfertë për Milanin, kësaj radhe në Europa League. Kuqezinjtë do luajnë në Francë kundër Lille nesër (18:00), sfidë të cilën do e tentojnë ta fitojnë për t’u hakmarrë nga disfata 0-3 në “San Siro”.

Stefano Pioli vijon të jetë pozitiv me Covid-19 dhe Milanin do e drejtojë në stol Daniele Bonera, i cili tha këto fjalë në konferencën e zakonshme për shtypin:

“Na pret një ndeshje e vështirë, Lille kryeson grupin tonë dhe renditet në vend të dytë në Francë. Kryem shumë gabime në sfidën e parë. Nuk firmos për barazim nesër, dua të shoh të njëjtin shpirt skuadre që pashë kundër Napolit.

Po luajmë çdo tre ditë, por kemi një kontingjent të nivelit të lartë dhe mund të ndryshojmë shumë lojtarë. Lille është shumë e fortë në sulm. Ne gabuam teknikisht dhe taktikisht në humbjen që pësuam në San Siro.

 

Ky Milan ka një mentalitet të konsoliduar dhe lojtarët e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë nesër. Ibrahimovic? Është i karikuar dhe dëshiron të kthehet sa më shpejt. Po flasim për një atlet dhe njeri të madh“, përfundon Bonera.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303