fbpx

Bora ka zbardhur Llogaranë, vështirësi në qarkullim

Screenshot_11-19.jpg

Ky fundvit e ka gjetur një pjesë të Shqipërisë të mbuluar nga bora.

Mbrëmjen e kaluar qafa e Llogorasë në aksin Vlorë-Himarë është mbuluar nga bora duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Nëse keni bere plane të lëvizni për festat e fundviti duhet të përgatiteni për gjendjen e rrugëve të vështirësuara për shkak të bores dhe ngricës.

Bora është shoqëruar me uljen drastike të temperaturave çka ka bërë që ky aks të ketë vështirësi në kalim.

Rruga është e kalueshme por mos u nisni pa zinxhirë të gomave, sepse ka prezencë akulli në segmente të ndryshme.

Apeli është dhënë edhe nga Policia, e cila u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët në ngjitje dhe zbritje të Llogorasë për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila mund të bëhet shkak për aksidente të mundshme rrugore.

Por, me sa duket borë do të bjerë edhe në zona të tjera të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *