fbpx

Bora krijon probleme në Austri dhe Gjermani

dimri-bora-evrope.jpg

Reshje të shumta bore vijojnë në disa pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë jugore. Moti i keq pritet deri të premten në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia austriake njoftoi të enjten se një 16 vjeçar humbi jetën nga një ortek në St. Anton am Arlberg të Austrisë, ndërsa ishte duke bërë ski me familjen e tij.

Të paktën 15 persona të vdekur janë raportuar në Evropë që nga java e kaluar për shkak të motit të ftohtë.

Disa hekurudha në Alpe janë mbyllur për shkak të borës, ndërsa kamionët dhe automobilat me orë të tëra janë ngatërruar në autostrada të Gjermanisë jugperëndimore. Shkollat në disa pjesë të Bavarisë janë mbyllur gjithashtu.

Janë mbyllur edhe disa rrugë, mes të cilave edhe Galtuer në Austrinë perëndimore, ku në vitin 1999 një ortek shkaktoi vdekjen e 31 personave./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303