fbpx

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë çdo gjë serioze pas 1 viti lidhje

IMG_20191124_111834.jpg

Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj nuk kanë mundur të presin më gjatë për ta çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Sipas zërave pranë çiftit thuhet se gati 1 viti pas lidhjes dyshja e “Treshave” kanë nisur bashkëjetesën në kryeqytet.

Sipas ‘Panorama Plus’, Bora dhe Donaldi tashmë kanë vendosur të jetojnë bashkë e ndonëse ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, ky vendim i çiftit tregon se ata e kanë marrë seriozisht marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se prezantuesja brune ka edhe një djalë të quajtur Arbor, nga marrdhënia e mëparshme me DJ e njohur shqiptar Vin Veli, të cilin edhe pas ndarjes e ka quajtur si gabimin më të bukur të jetës së saj.

Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund lidhjes disa vjeçare në vitin 2017-të e nëse Bora u hodh në krahët e aktorit vlonjat, për -ish-partnerin e saj dhe babain e djalit deri më tani asnjë romancë nuk është bërë publike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303