Borë dhe ngrica në rrugë, policia këshillon qytetarët

Screenshot_2-26.png

Policia rrugore këshillon qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi bora dhe ngricat janë tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit.

Policia thekson se, qytetarët duhet të përgatisin makinën e tyre duke ndërruar gomat nga verore në dimërore.

“Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga makina juaj. Evitoni manovrat e ashpra – “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë. Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi. Në disheza, përdorni frenimin/motor”, janë disa nga këshillat që jep policia rrugore.

Po ashtu policia këshillon se duhet qëndruar larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.

“Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj”.

“Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj”, thekson policia rrugore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303