fbpx

Borell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është vendimtare edhe për BE’në

Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dialogu Kosovë-Serbi ka synim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Ka thënë se po lehtësojnë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore. Ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtare për BE’në.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”, ka deklaruar ai. Sot, Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë një takim virutal me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ndërmjetësohet nga BE’ja.

Borell tregon edhe synimet e këtyre takimeve që pritet të vazhdojnë tutje. “Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell në një videokonferencë.

Borell ka thënë se procesi nuk është i lehtë por po mundohen të ndihmojnë dialogun për të arritur një marrëveshje përfundimtare mbi pragmatizëm dhe kompromis.

Të premten u mbajt konsultimi i Hotit dhe Vuçiqit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses.

Diskutimi i sotëm do të drejtohet nga Brukseli prej vet Borrell, i cili do të jetë i shoqëruar nga Lajçaku. Ndërsa marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiç nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës Hoti nga Prishtina.