21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Boris Johnson bën deklaratën e fortë: Do të largohem me kokën lartë, jam krenar për punën time

spot_img

Një javë pasi dha dorëheqje nga post i kryeministrit, pasi humbi mbështetjen e ministrave dhe deputetëve të lartë, Boris Johnson është shprehur se do të largohet nga “kokën lartë”.

“Unë jam krenar për udhëheqjen e vendit dhe së shpejti do të largohem me kokën lart,” tha Johnson në Parlament.

Ndërkohë, një zëdhënës i kryeministrit britanik tha se Johnson ka thënë se vrasja e ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ishte një “akt dhune e pakuptimtë” tronditëse, ndërsa i ofroi ngushëllimet e tij kryeministrit japonez Fumio Kishida në një telefonatë sot.

“Kryeministri deklaroi se vrasja e Shinzo Abe ishte një akt tronditës dhune e pakuptimtë. Ai theksoi rolin e Shinzo Abe në ndërtimin e themeleve të marrëdhënieve të shkëlqyera MB-Japoni dhe tha se ai ishte një mik i vërtetë i Britanisë”, tha një zëdhënës i Doëning Street në një deklaratë.

Partia Konservatore do të shpallë pasardhësin e kryeministrit britanik Boris Johnson më 5 shtator, bazuar në rregulloren, e cila u shpall sonte nga i ashtuquajturi “Komisioni 1922”.

Kandidatët do të kenë vetëm një ditë (nesër) për të paraqitur nominimet e tyre, ndërsa votimi do të fillojë të mërkurë.

Secili kandidat duhet së pari të sigurojë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve.

Deri më sot, 11 zyrtarë të partisë kanë njoftuar se do të kandidojnë për kryesinë e saj.

Janë njëmbëdhjetë kandidatët për të pasuar Boris Johnson

Kush janë “favoritët”

Një nga favoritët e mëdhenj është sekretarja e Jashtme Liz Truss e cila ka shërbyer si drejtuese e një numri ministrish, përfshirë Tregtinë dhe Drejtësinë.

Truss tha sot se do të ulë taksat dhe do mbaj një linjë të ashpër kundër presidentit rus Vladimir Putin.

“Nën udhëheqjen time, unë do të filloj uljen e taksave që nga dita e parë për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndihmuar njerëzit me koston e jetesës”, tha ajo në një artikull në gazetën Daily Telegraph.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat