Boris Johnson fton britanikët të mbështesin programin e tij

Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve britanik që të mbështesin partinë Konservatore, si dhe programin e tij për ndarjen nga Bashkimi Evropian. Johnson theksoi se procesi i Brexit duhet të përfundojë sa më parë, ose në të kundërt Britaninë e pret një spektakël “horrori” me dy referendume të tjera të propozuar nga lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

“Na mbështesni që të përfundojmë Brexit dhe ta çojmë këtë vend përpara. Alternativa tjetër është të shpenzoni të gjithë 2020 në një spektakël horrori me më shumë pasiguri dhe shtyrje. Imagjinoni të zgjoheni me 13 dhjetor dhe të gjeni Corbyn në drejtim të një koalicioni. Ata do të shpenzojnë të gjithë 2020 me organizimin e dy referendumeve”, deklaroi publikisht Johnson.

Nga ana tjetër, kundërshtari politik i Johnson, Jeremy Corbyn ka deklaruar se duhet të arrijë një marrëveshje me qytetarët britanik dhe më pas do i kërkoj Bashkimit Europian një marrëveshje të re për Brexit.

Lideri i opozitës laburiste ka theksuar se do të zhvilloj një referendum brenda 6 muajve. Por, ky propozim bëri që Johnson të krijonte një strategji për të forcuar partinë e tij në Dhomën e Komunëve. Nëse forca politike e përfaqësuar nga Johnson arrin të fitoj, atëherë ai do mund ta ratifikojë marrëveshjen e re të Brexit të arritur me Brukselin./real-news.tv/