fbpx

Boris Johnson ka shkelur ligjin, rrëfen se çfarë ka bërë

Gjatë një interviste televizive, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka rrëfyer se gjëja më e keqe që ai ka bërë ka qenë shkelja e ligjit duke ngarë biçikletën në trotuar.

“Mendoj, unë, e dini, unë ndoshta ndonjëherë, kur isha duke ngarë biçikletën çdo ditë, gjë që e bëja dikur, ndoshta ndonjëherë nuk i jam bindur ligjit duke i dhënë biçikletës në trotuar”-ka thënë Johnson në përgjigje të pyetjes se cila ishte gjëja më e keqe të cilën është i gatshëm të pranonte.

“Dua që të dini se sa shumë jam kundër personave që ngasin biçikletat në trotuar dhe mendoj se është gabim dhe ndihem keq për këtë. Por ndonjëherë mund të jem ngjitur në trotuar”, deklaroi kryeministri britanik.

I pyetur nëse është nervoz për sondazhet, ai tha: “Natyrisht, po luftojmë për çdo votë. Mendoj se ky është një moment kritik për vendin tonë”.