Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit, jehonë mori sjellja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee të Francës.

Komentuesit në rrjetet sociale e quajtën Johnson të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”.

Megjithatë, një video e shfaqur pak më vonë tregoi se dy udhëheqësit ishin n duke bërë shaka me njëri-tjetrin në atë çast.

Kryeministri britanik Boris Johnson vijon përpjekjet për të siguruar mbështetje për një marrëveshje të re për Brexit-in. Ai i tha presidentit Emmanuel Macron se deri më 31 tetor ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje.

Por si në Berlin, ashtu dhe në Paris, Johnson nuk mundi të sigurojë dot mbështetje. Çështja kryesore është ajo e kufirit midis provincës së Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.