Boris Johnson nuk synon të largojë Britaninë nga BE pa marrëveshje

Teksa ka nisur fushatën e tij si kandidat për kryeministër të Britanisë, Boris Johnson ka thënë se ai nuk synon të largojë Britaninë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se largimi pa marrëveshje në tavolinë do të ishte mënyrë vitale e të negociuarit, mirëpo Mbretëria e Bashkuar mund të bëjë më shumë.

“Vonesa nënkupton humbje”, ka thënë ai duke përmendur se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet patjetër nga BE-ja më 21 tetor.

Mirëpo kancelari i Parisë Konservatore, Philip Hammond, ka thënë se largimi nga BE në atë kohë është e pamundur.

Johnson po konsiderohet kandidati kryesor në garën për kryeministër të Britanisë.

Në fushatën e prezantuar të mërkurën, ish-Sekretari i Jashtëm britanik, ka thënë se është në të mirën e Britanisë që të përgatitet edhe për Brexit pa marrëveshje.

Përveç Johnson, pjesë e garës për kryeministër janë edhe nëntë persona të tjerë, pas dorëheqjes së Theresa May nga kjo pozitë.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit./real-news.tv/