Boris Johnson optimist për arritjen e marrëveshjes për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i tha kabinetit të tij të ministrave të lartë se ekziston mundësia për të rënë dakord për një marrëveshje të re të Brexit me Bashkimin Evropian por se marrëveshja nuk është arritur akoma, tha zëdhënësi i tij të mërkurën.

Zëdhënësi tha se ka ende çështje të pazgjidhura që pengojnë arritjen e marrëveshjes, duke shtuar se bisedimet me Partinë Demokratike të Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore ende po vijojnë.

“Kryeministri britanik informoi kabinetin e tij qeveritar mbi përparimin e bisedimeve të Brexit. Ai tha se ekzistonte mundësia për të siguruar një marrëveshje të mirë, por se ne nuk jemi akoma atje, pasi ka ende çështje të pazgjidhura,” tha zëdhënësi./real-news.tv/