fbpx

Boris Johnson reagon pozitivisht ndaj trajtimit

rawImage.jpg

Kryeministri britanik, Boris Johnson, raportohet se tani qëndron i ulur në krevat dhe bisedon me stafin ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të qëndrimit të tij në spitalin Shën Thomas, në Londër.

Johnson u shtrua në spital mbrëmjen e të dielës dhe ka kaluar tre netët e fundit në kujdes intensiv pasi simptomat e tij, që u bënë të ditura më shumë se një javë më parë, nuk u zhdukën.

Sipas zyrtarëve, Johnson po i përgjigjet trajtimit për koronavirus dhe është klinikisht në gjendje stabile – tha zëdhënësi i tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303