Boris Johnson thirret në gjykatë, akuzohet për mashtrim

Boris Johnson, ish-kryebashkiaku i Londrës dhe një nga pretendentët për të zënë vendin e Theresa May pas largimit të saj, është thirrur në gjykatë për t’u përballur lidhur me pretendimet se gënjeu në fushatën e referendumit të vitit 2016 në BE.

Johnson, një figurë udhëheqëse në fushatën zyrtare për tu larguar nga BE, përballet me pretendime se ai gënjeu duke thënë se Britania e Madhe dërgon 350 milionë euro në javë në BE, një shifër që u bë sinonim i fushatës zyrtare për të dalë nga BE.

Rasti u ngrit kundër Johnson nga Marcus Ball, një qytetar privat, i cili pretendonte se Johnson qëllimisht mashtronte publikun. Gjykatësi i qarkut Margot Coleman vendosi të mërkurën se Johnson duhet të thirret për t’u përballur me pretendimet në gjykatë./real-news.tv/