Borrell nis konsultimet për përfaqësuesin që do ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi

borell-1.jpg

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se do të nisë konsultimet me ministrat e vendeve anëtare rreth emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm, i cili do të ketë detyrë lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga burimet diplomatike mësohet se Borrell ka paralajmëruar të hënën planet që ka në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ideja e tij është që në takimin e radhës, mundësisht në muajin mars të bëhet publik propozimi konkret me emrin e personit, të cilit do t’i besohet kjo detyrë.

Edhe pse ende nuk konfirmojnë emra burimet diplomatike thonë se ai do të jetë ministri aktual i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303