Borusia kërkon të pamundurën me Totenhemin

Humbja tronditëse që Borusia e Dortmundit pësoi në sfidën e parë kundër Totenhemit, e ka bërë një mision të pamundur kualifikimin e skuadrës gjermane.

Verdhezinjtë duhet të përmbydin tre golat e pësuar në “Uembli” dhe përballë kanë një ekip si Totenhemi, që në kampionat është forcë e tretë dhe në Europë ka bërë mirë në sezonet e fundit. Trajneri i Dortmundit, Lusien Favre, do t’ia besojë “remuntadën” Rojsic, Gëces dhe Pablo Alkaserit, ndërsa Mauricio Poketino, ndryshe nga sfida e parë, kësaj radhe ka në dispozicion dhe Herri Kejnin.

Borusia Dortmund: Burki, Dialo, Zagadou, Volf, Guerreiro, Veigl, Vitsel, Sanço, Rojs, Gëce, Alkaser. Trajner: Favre

Totenhemi: Loris, Alderveireld, Davinson Sançez, Vertonghen, Orie, Dejvis, Uinks, Sisoko, Eriksen, Son dhe Kejn. Trajner: Poketino./real-news.tv/