fbpx

Borxhi publik, Petrit Vasili tregon situatën e frikshme dhe ka një thirrje për SPAK

Borxhi publik në është i frikshëm. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili tashmë i ka kaluar me kohë 90% dhe ai nuk deklarohet.  Për këtë fakt, Vasili përmes një statusi në Facebook kërkon që SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarët për atë që e quan krim ekonomik kolosal.

STATUSI I PLOTE

SPAK te dergoje pas hekurave qeveritaret per krimin ekonomik kolosal te borxhit publik!!

Cfare presin më?

Qe katastrofa ekonomike te shkaterroje gjithshka.

A ka ndokush ndonje dileme se kjo qeveri mund te ndale katastrofen?

A ka dyshim ndonje se qeveria vetem rendon e thellon ajo vete krizen?

A ka ndokush pikpyetje se korrupsioni shkaterrimtar,koncesionet dhe pastrimi i parase i kesaj qeverie na shtyn vetem drejt gremines ekonomike?

A ka me ndonje qe e vë ne dyshim rritjen katastrofike te borxhit publik per shkak te menaxhimit kriminal te krizes nga qeveria?

A ka ndonjeri mundesi te mohoje baderdine me tendera korruptive edhe ne kohen e pandemise?

A ka ndonje qe ka kurajo qe te mohoje menaxhimin skandaloz te Pandemise qe jo vetem amplifikoi pandemine mjeksore por shkaktoi edhe Pandemine aktuale ekonomike?

Sot niveli i borxhit publik eshte ne shifra te frikshme dhe rrënuese.

Borxhi i ka kaluar me kohe 90% dhe ai nuk deklarohet, fshihet dhe shperdorohet ne menyre kriminale nga qeveria dhe kryeministri i rilindjes.

Pergjegjesia per kete situate bie vetem mbi qeverine dhe Edi Ramen.

Ç’pret SPAK qe nuk leviz per kete krim ekonomik te permasave kolosale qe perfaqson borxhi publik dhe qe mund te kolapsoje vendin brenda pak ditesh?

Hetimi dhe nxjerrja e pergjegjesive penale per borxhin publik sot eshte mision kombetar.

SPAK nuk mund te fshihet me pas arrrestimit te komisionereve te vdekur, por duhet ti kthehet detyres ndryshe shnderrohet ne bashkefajtor dhe do te ulet nje dite ne banken e te akuzuarve bashke me ish qeverine rilindase.