33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

“Borxhlinjtë” e Tiranës, heroina po shitet me “lista” në Shqipëri

spot_img

Vendi ynë vazhdon të jetë nja nga korridoret ballkanike të trafikut të heroinës dhe kokainës që trafikohet drejt vendeve të Evropës çka ka sjellë shtimin e numrit të përdoruesve të drogave të forta.

Në një nga aksionet e fundit antidroge të nisur pikërisht ne zonën e “21 Dhjetorit”, ndaj një shpërndarësi që operonte në këtë zonë, Prokuroria zbuloi një fakt të ri, disa përdorues po blejnë droge me lista megjithëse sfida kryesore e autoriteteve është fshirja e Shqipërisë nga harta e kultivimit te kanabisit, që përveç të tjerave ka sjellë gjithashtu shumëfishimin e përdoruesve të hashashit, përdoruesit e heroinës janë më të ekspozuarit për t’u kthyer edhe autorë ngjarjesh kriminale që nga grabitjet deri tek vrasjet me pagese.

E gjitha kjo shkaktohet nga mungesa e të ardhurave për të paguar dozën dhe varësinë nga heroina tha një burim policor. Javën e kaluar gjatë sekuestrimit të 1 kilogrami heroine që po shpërndahej tek klientët fiks, prokuroria zbuloi gjithashtu një listë përdoruesish që u jepej doza dhe u shënohej emri si borxhlinj.

Aksioni “laboratori” nisi duke ndjekur njërin nga shpërndarësit Pieraldo Pelushi të cilit ju gjetën me vetë 33 doza heroine.

Shpërndarësi u ndoq tha njeri nga agjentet e antidrogës dhe më pas u pa tek po furnizohej me drogë në një banese të marrë me qira nga grupi.

Aty u gjetën 322 doza me heroinë dhe lista e emrave të përdoruesve borxhlinj. Grupi në të cilin u arrestua edhe një shpërndarës tjetër që punonte si lavazhier dhe që shpërndante drogë në vendin e punës shet heroinë tek klientët fiks në Rrugën e Kavajës, rrugën “Vasil Shanto”, Selitë, Kombinat dhe Yzberisht.

Prokuroria thotë se nuk ka arritur ende tek kapot e grupit dhe tek burimi kryesor qe furnizon dy nga shpërndarësit me heroinë, që të dy të dënuar me parë per të njëjtin fakt

Drogë e sekuestruar në Shqipëri gjatë 2018-s

Ekstazi 4.04 gramë

Fara kanabisi 1 kg 761,06 gramë

Hashish 363 KG 408 gramë

Heroinë 23 kg 971 gramë

Kanabis 20365 kg

Ketaminë 3 litra 340 ml

Kokainë 630kg

Metadon 57.7 gramë

Opium 182 kg 500 gramë

Vaj hashishi 51 litra 758 ml./tch

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat