Bota e muzikës në zi, ndërron jetë muzikanti i njohur

qiri.png

Kitaristi me famë botërore i cili ishte lideri i grupit “The Cars” ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga departamenti i policisë në Nju Jork. Familja zbuloi se kitaristi Ric Ocasek, vdiq në shtëpinë e tij në Manhattan.

Banda u krijua në Boston në mes të viteve 1970 nga Ocasek dhe kolegu i tij Benjamin Orr, të cilët u njohën në gjimnaz.

Ocasek ishte i martuar me modelen Paulina Porizkova, me të cilën u takua gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Drive”. Të dy u bënë prindër të pesë djemve.

scroll to top