fbpx

Bota e sportit, reduktim pagash

Barca_2848107a-xlarge.jpg

Koronavirusi ka detyruar në mbarë botën  institucione e klube sportive të ndërmarrin masa drastike në aspektin financiar.

Në Evropë tashmë disa klube futbolli kanë vendosur te pezullojnë apo reduktojnë pagat e punonjësve të tyre duke përfshirë lojtarët e stafin teknik, një shembull duket se do ta ndjekin edhe drejtuesit e NBA.

Liga amerikane e basketbollit u ka dërguar një promemorie secilës prej skuadrave teksa citon një klauzolë që është përfshirë në kontratën kolektive të nënshkruar me Shoqatën e Basketbollistëve. Në këtë klauzolë theksojse pronarët kanë të drejtë t’u mbajnë lojtarëve 1% të pagës për cdo ndeshje të pezulluar për shkaqe madhore dhe në këtë klauzolë përmenden edhe fjalët epidemi/pandemi.

Kampionati i NBA është i pezulluar që nga 11 marsi dhe deri tani janë shënuar 11 raste me coronavirus mes të cilëve figuron edhe emri i Kevin Durant. Në kampionatin amerikan të basketbollit, lojtarët e marrin pagën mujore të ndarë në dy pjesë. Pjesën e parë e marrin në datën 1 dhe të dytën në 15 të cdo muaji.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303