fbpx

Botërori 2030 në Ballkan, Andaluzi ose A.Latine

Screenshot_1-21.png

Organizimi i Kupës së Botës të vitit 2030 duket se me të gjitha gjasat do të zhvillohet në disa shtete të ndryshme, që janë fqinjë me njëri-tjetrit.

Kandidatura të konfirmuara deri tani janë nga dy grup-shtetesh nga Europa.

Më konkretisht, të parët që u mblodhën dhe vendosën të hedhin kandidaturën ishin katër shtete nga Ballkani: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania firmosën një marrëveshje për të konkurruar.

Më pas ka qenë Spanja, Portugalia dhe Maroku që kanë dhënë sinjale të tjera për të hyrë në këtë garë.

Së fundi janë mbledhur katër shtete nga Amerika Latine, më saktë kanë qenë katër presidentët e Argjentinës, Kilit, Paraguait dhe Uruguait që kanë arritur një marrëveshje për të depozituar kandidaturën e tyre për të organizuar Botërorin e vitit 2030.

Kujtojmë që Kupa e Botës e vitit 2022 do të zhvillohet në Katar, ndërsa në vitin 2026 do jenë SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja organizatorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303