17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Braçe e merr seriozisht postin e ri, shkon në Krutje

spot_img

Erjon Braçe mes emocioneve është zgjedhur gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministër në qeverinë Rama, një detyrë që sipas tij e ka gjetur të surprizuar.

Emocionet e tij nuk i fshehu as në daljen e parë për mediat, ku tha se do të ishte në krah të qytetarëve. Sapo ka mbaruar mbledhjen e Asamblesë mësohet se Braçe ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.

Kjo, pasi gjatë fushatës elektorale, gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej ministër.

Dhe përgjigjen, Braçe e ka dhënë dje, ku vizitën e parë si zv.kryeministër e ka bërë pikërisht në këtë familje.

Le të shpresojmë që ditët në krah të Ramës, dhe kompromiset që do të jetë i detyruar që të bëjë, mos ta largojnë Braçen nga shprehja ‘gjuhë më gjuhë’ me popullin.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat