Braçe i kundërpërgjigjet Metës: Jo çdo berber shpërndan Parlamentin..

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është përgjigjur deklaratave të forta të presidentit Meta, i cili paralajmëroi sot shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se kjo mund të bëhet vetëm me një dekret.

Braçe shprehet se vendimi i Metës për të dekretuar Xhaferllarin në Gjykatë Kushtetuese është i paligjshëm, pasi ajo renditej e katërta në listën e KED.

Braçe u ndal më tej dhe te betimi i Arta Vorpsit te një notere, duke thënë se kjo është bërë për shkak se presidenti ka refuzuar që të kryejë detyrën e tij.

“Çdo berber në Shqipëri mund të dalë dhe të shpërndajë Kuvendin, lexoni Kushtetutën dhe shikoni nëse ka të drejtë apo jo.

Kam përshtypje se ju mediat i jeni referuar dje kryetares së dhomës së noterve, e cila e ka konsideruar proces ligjor atë që është zhvilluar, nuk ka ndonjë shkelje ligji.

E dyta noteria ka një ligj, dhe në asnjë rast në botë nuk është parukeri, Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i pari, ka ndodhur një akt antikushtetues”, u shpreh Braçe.