Brad Pitt feston 55 vjetorin pranë fëmijëve të tij

Brad Pitt duket se po kalon bukur duke festuar ditën e ditëlindjes pranë fëmijëve të tij.

Aktori i njohur mbush plot 55 vjeç.

Burimet nga People tregojnë se fëmijët e Pitt qëndruan në shtëpinë e tij duke e kaluar natën një ditë para ditëlindjes së tij.

Brad ndan 6 fëmijë me ish-gruan e tij Angelina Jolie.Ata u ndanë para dy vitesh dhe arritën në një marrëveshje të përkohshme kujdestarie.

Sipas People: “Nuk është e përhershme, por më tepër një marrëveshje e përkohshme, ku tani për tani, për të mbajtur gjërat në kontroll duke ecur së bashku në drejtimin e duhur”.

Në korrik, një gjyqtar vendosi një orar të hollësishëm  për Pittin që të kalonte kohë me fëmijët (përveç Maddox, i cili sipas gjykatës është mjaft i madh për të vendosur vetë se sa kohë dëshiron të kalojë me babain e tij)./real-news.tv/

Burimi:People

 

Lër një koment