Braen Zaimaj, shqiptari që ka “rrëmbyer zemrat” e italianëve duke modeluar mjekra!

mjek.jpg

Konkursi kryesor italian i dedikuar për dyqanet e berberëve që u zhvillua këtë vit në Scalea të Kalabrisëe ku morën pjesë më shumë se 200 berberë profesionistë që vinin nga e gjithë Italia për të sfiduar njëri-tjetrin, pati si protagonist një shqiptar.

Ai është 23 vjeçari Braen Zaimaj, i cili u rendit i treti në këtë konkurs mbarëkombëtar dhe të rëndësishëm në zejtarinë e stilimit dhe prerjes së flokëve dhe mjekrës në Itali. Evenimenti kishte 5 kategori në konkurrencë: Razor fade (nuanca ekstreme e lindur në Shtetet e Bashkuara), Modelim i mjekrës, Freestyle (stil i lirë ), Old school (prerja italiane) dhe fast fade.

Braen Zaimaj, 23 vjeç, shqiptar i lindur në Poliçan e që jeton ne Ankona nga viti 2009 ka shpalosur talentin dhe përkushtimin për këtë profesion, çka ka bërë që juria profesioniste italiane t’i japë dhe një çmim të rëndësishëm për karrierën e tij që duket se do të jetë e suksesshme.

Ai e vendosi veten në hapin e tretë të podiumit në kategorinë e mjekrës, me modelin e tij, të cilin ai vetë kishte zgjedhur. “Ne jemi shumë të lumtur, nuk e prisnim këtë rezultat sepse konkurrenca ishte vërtet e lartë dhe ashpër – thotë Braen.

“Është e pabesueshme që në një ditë te vetme treguam se sa gjëra kemi arritur të mësonim gjatë punës sonë. Kjo eksperiencë do të na shërbejë si një përvojë për rritjen tonë profesionale”, është shprehur ndër të tjera Braeni, pasi është vlerësuar me çmimin për profesionalizëm në kategorinë e stilimit të mjekrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303