Braktiset nga Rama, ja çdo të ndodhë me Valdrin Pjetrin

Kryebashkiaku i kontestuar i Shkodrës nga PD-ja Valdrin Pjetri duket se po shkon drejt rrugës së përballjes me drejtësinë shqiptare.

‘’Gazeta Shqip’’ zbulon nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme se organi i akuzës i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore të japë shenjat e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit.

Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike.

Ditën e djeshme, kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se ‘’Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.’’