Braktisi shkollën 10 vite më parë, bëhet reperi shqiptar më i famshëm në botë

Gashi ka bere një rruge të suksesshme në karrierën e tij si reper. Ai ka publikuar 4 kenge Turn Me Down, Disrespectful, 24 orë dhe Jo Jo Jo.Viti shumë i frytshëm ishte në krye deri në vitin 2018, një vit që ishte ndoshta më i suksesshmi i tij deri më sot. Ai vazhdoi të bekonte tifozët me bashkëpunime me disa prej emrave më të mëdhenj në hip-hop. Sot, ai vjen më shumë furishëm për të filluar 2019 me këngën e tij të re, “My Year”.

Si duket, kënga ka patur një sukses spektakolar pasi ka përfunduar edhe në ekranet e New York-ut!

Ajo çfarë nuk dinim për jetën e Gashit dhe që na e zbuloi vetë reperi në llogarinë e tij në Instagram, është se 10 vite më parë braktisi shkollën për muzikën!

Ai rrëfen se kur e braktisi gjimnazin prindërit e tij ishin shumë të shqetësuar dhe se 10 vite më vonë, në të njëjtin cep ku nuk hipi më në autobuzin e shkollës, ai shfaqet në ekranin e madh të New York-ut!