‘Bravo Edi! Në komunizëm ishim fanar në botë për bukën, tani për Koronavirusin’

rama-vasili.jpg

Deklarata e Kryeministrit Rama se Shqipëria është e para në botë sa i përket suksesit në luftën ndaj covid-19, ka ardhur reagimi i ashpër i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.  Me nota të forta ironie, Vasili e krahason kryeministrin me liderin komunist të Koresë së Veriut teksa e quan “King Jong Rama”.

“F A N A R I i KING YUONG RAMES ! Edi Rama edhe nuk i teston shqiptaret edhe u thote atyre qe nuk e kane coronavirusin, bile u thote edhe qe Shqiperia eshte me mire nga te gjithe ne dynja.

Pra Shqiperia per Coronavirusin eshte FANAR ndriçues ne bote. Ne kohen e komunizmit ishim FANAR per buken kudo ne bote, tani jemi FANAR per coronavirusin kudo ne bote. Ne realitet: ne komunizem buke s’kishim buke dhe u katandisem per faqe te zeze me tollon, ndersa sot coronen shqiptaret e kalojne pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.

BRAVO Edi FANARI. Kur s’te ze corona ty cdo gje eshte ok. Per ty per shqiptaret ne dreq vafshin boll qe King Yuong RAMA te jete mire”.

Pak minuta më parë, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shprehej me superlativa për veten dhe qeverinë e tij teksa publikonte një grafik sipas të cilit, Shqipëria është më e mira në botë në luftën kundër pandemisë”, shkruan Vasili.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303