Brazil, një njeri i armatosur mban peng 17 pasagjerë në autobus

Sipas mediave locale në Brazil, një njeri i armatosur në Rio de Janeiro po mban peng 17 pasagjerë të një autobusi në një urë në Niteroi, duke kërcënuar se do të djegë automjetin.

Policia e ardhur me urgjencë në vendngjarje ka mbyllur rrugët dhe ka liruar nga pengmarrja tre gra dhe dy burra.

“Globo” raporton se burri i veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë, një kapele dhe një shall të zi, që fsheh një pjesë të fytyrës së tij, ka një thikë, një armë trullosëse dhe disa bidona me benzinë.

Autoritetet policore po punojnë për identifikimin e pengmarrësit dhe shkaqet që e kanë çuar atë në ndërmarrjen e një akti të tillë.