fbpx

Brazil/ Stadiumet kthehen në spitale për të prekurit nga Covid-19

“Maracana”, do të kthehet në spital për të kuruar personat e infektuar me virusin Covid-19.

Stadiumi i famshëm në Brazil do të kthehet në spital pasi këto të fundit janë të tejmbushura.

Kryebashkiaku i Sao Paolos njoftoi se gjatë javëve të ardhshme në stadiumin “Pacembu”, do të vendosen 2000 shtretër.

Në shërbim të emergjencës nga koronavirusi, gjithashtu ekipet e futbollit si Santos, Corinthias, Sao Paolo dhe Goias, janë të gatshme të ofrojnë stadiumet e tyre.

Deri tani, numri i të prekurve nga Covid-19 në Brazil ka shkuar në 2247, ndërsa janë konfirmuar 46 jetë të humbura.