fbpx

Brazili mposht pa vështirësi Arabinë Saudite

brazil.jpg

Brazili fitoi 2-0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premten. Në prag të miqësores me Argjentinën, Tite kishte vendosur të hidhte në fushë pothuajse ekipin më të mirë në dispozicion, me Neymar që ishte ylli i padiskutueshëm në fushë.

Në minutën e 43-të, Gabriel Jesus zhbllokon sfidën, teksa disa minuta më parë i ishte anuluar një gol për pozicion të parregullt. Selecao shkon në dhomat e zhveshjes me avantazhin, minimal ndërkohë që nisin pjesën e dytë me ritëm.

Në minutën e 55 Neymar ndalet nga shtylla me një aksion personal. 5 minuta përpara fundit ekuilibrat në fushë ndryshojnë, pasi portieri saudit Muhamed al-Ouasi ndëshkohet me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Golin që vulos fitoren Brazili e gjen në sekondat e fundit të shtesës, me mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro që përfiton nga harkimi i Neymar për të shënuar golin e parë me Brazilin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *