Bregdeti kroat ‘mbytet’ nga mbeturinat shqiptare

Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka çuar sasi të mëdha mbeturinash plastike në qytetin port kroat të Dubrovnikut.

Mediave vendase shkruajnë se kompanitë e pastrimit kanë shkuar herët në mëngjes për të pastruar bregdetin nga mbeturinat plastike që thuhet se vijnë nga Shqipëria.

Mediat kroate shkruajnë se “për fat të keq, ky është një problem që Dubrovniku dhe jugu i Kroacisë e kanë hasur shumë vitet e fundit”.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Pastrimit, Marko Iveković, komentoi se dhjetëra pastrues mbërritën për të grumbulluar mbeturinat dhe se më shumë se 25 kontenjerë mbeturinash ishin mbledhur tanimë.

“Në prag të një prej ditëve më të rëndësishme në qytet, Festa e Shën Blaise, ky është një problem që duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe meqenëse shumica e qeverisë kroate vjen në qytet, ata gjithashtu do të kenë mundësinë të shohin në fillim këtë ndotje”, shkruan portali lokal kroat.