Bregdeti perëndimor i SHBA-së goditet nga valët e larta 23 metra

Valet.png

Valët e larta prej 23 metrash janë regjistruar në bregdetin e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara në kohën kur  ky rajon u godit nga i ashtuquajturi “ciklon bombë” gjatë festës së falënderimeve.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thanë se kjo është vala më e lartë që është regjistruar në 15 vjetët e fundit.

Menaxheri i programit për vëzhgimin e valëve, James Behrens, tha se valët e larta që janë regjistruara ditëve të fundit nuk janë të zakonshme dhe zakonisht krijohen vetëm në det të hapur, ku ka erëra të forta.

Ai tha se valë më të larta se këto të Kalifornisë janë regjistruar vetëm në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor, ku valët ekstreme janë më të zakonshme.

I ashtuquajturi ciklon bombë krijohet nga rënia e menjëhershme e shtypjes së ajrit brenda një stuhia, duke sjellë erëra me shpejtësi nga 120 deri në 150 kilometra në orë.

Gjatë fundjavës së kaluar, kjo stuhi  solli reshje shiu dhe borë përgjatë bregdetit perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe rekord të shtypjes së ulët në pjesën veriore të Kalifornisë, shkruan “Independent”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303