Sara Hoxha, trashëgimtarja e “Top Channel” ka festuar ditën e djeshme 26-vjetorin e lindjes. Në festën magjike, kanë qenë të ftuar mjaft personazhe të njohura.
Patjetër që familjarët kanë qenë aty për të festuar me Sarën.
Për të ndezur atmosferën, Sara ka zgjedhur dy këngëtarët e famshëm kosovar, Mozzik dhe Ermal Fejzullahu, të cilët kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë duke i mbajtur të ftuarit në këmbë. Por një prej moderatoreve të njohura ‘e ka djegur’ kërcimin. Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu e cila ka kërcyer me Isli Islamin, mikun e saj
.
Advertisement