Brenda një jave 4 shqiptarë të vdekur në Greqi

Policia-greke-1.jpg

Brenda një jave në territorin e shtetit grek janë shënuar katër vdekje të shqiptarëve në Greqi. Ditën e sotme është gjetur i pajetë një 63 vjeçar me banim në Korfuz, i cili është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Trupi i viktimës është gjetur i pajetë në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi.

Para disa ditësh një shqiptar, Altin Mullai, u vra nga policia helene në Janinë. Një tjetër shqiptar 35-vjeçar të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas ndërkohë që 38-vjeçar ndërroi jetë në aksident në Lamia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303