fbpx

“Brenda një ose dy viteve…”. Epidemiologu bën paralajmërimin

Epidemiologu Anthony Fauci ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 ka të ngjarë të jetë në dispozicion brenda një ose dy viteve.

Kryeimunologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci bëri një paralajmërim kundër pasojave potenciale shumë të rënda nga një rimëkëmbje ekonomike shumë e nxituar në SHBA, vendi më i prekur në botë nga COVID-19.

Dhe kjo, në një kohë ku shumë shtete në botë kanë lehtësuar masat e kufizimit, të vendosura për të penguar përhapjen e koronavirusit, kundër të cilit asnjë trajtim efikas apo vaksinë nuk është zhvilluar ende.