fbpx

Breshëri bën ‘namin’ në Elbasan, Ballës i ‘del shkuma’ duke ndihmuar banorët

bresher_balla.jpg

Pasditen e djeshme në Elbasan ka rënë një shi i dendur i shoqëruar edhe me breshër. Si pasojë në lagjen “5 maji” ka pasur edhe përmbytje, ndërsa ne fshatin Godolesh dhe Fushe Bull ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore.

Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajisje elktro-shtëpiake.

Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.

“Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla në Facebook.

balla1 ballaa ballaaa-1559417428 bresher permbytje
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303