fbpx

Breshëri plumbash drejt makinës së biznesmenit, si iku i plagosur drejt spitalit, telefonata me…

auto_vrasje-naten-policia_01477046516-780x405-770x400.png

Disa detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ndaj biznesmenit, Aleksandër Deda. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një “Audi” teksa biznesmeni ndodhej në makinën e tij.

Ndërkohë, Deda ka marrë një plagë të madhe në gjoks.

Menjëherë është kthyer duke ju drejtuar Spitalit të Lezhës dhe gjatë udhëtimit, një automjet tjetër i është vënë në ndjekje, ndërkohë që vetë Deda ka bërë disa telefonata me të afërm të tij, duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

I plagosur, ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303