Breshëria e plumbave ndaj lokalit/ Zbulohet konflikti i fortë i Efektivit gjatë detyrës, kush janë 4 personat që ‘janë piketuar’ nga Policia?

zbar.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku lokali i efektivit të forcave ‘Shqiponja’ u sulmua me breshëri plumbash.

Mësohet se biznesi është në pronësi të një efektivi të ‘Shqiponjës’, Albert Pjetri, i cili nuk e ka komentuar ngjarjen.

Nga burimet bëhet me dije se katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.

Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; R. P, O. P, B. P dhe M. Sh.

Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mësohet se efektivi i policisë ditët e fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar që të mos i bindet policisë dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinën.

Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar për kolegët e tij të policisë këtë konflikt të ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjetër nuk e ka akuzuar drejtpërdrejtë se mund të jetë ai autori i ngjarjes por vetëm ka rrëfyer ketë konflikt për shkak të detyrës si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se janë edhe tre shtetas te tjerë në këtë ngjarje të cilët kanë qenë me një makinë në momentin kur është qëlluar në drejtim të lokalit dhe makinës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303