Brexit, a ka shanse të aprovohet marrëveshja e May?

Kryeministrja Britanike Theresa May duket se nuk ka asnjë shans të kalojë marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Evropian para zgjedhjeve të BE-së. Ndaj, ajo po përgatitet për një dalje pa marrëveshje pavarësisht kërkesës për shtyrje të afatit deri në muajin tetor.

Nga ana tjetër, për të disatën herë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thekson se BE nuk duhet të ngutet për shkak të lodhjes që ka shkaktuar procesi i Brexit.

Ndërkohe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas shprehet se Britania e Madhe nuk duhet të presë që t’i jepet një shtyrje tjetër dhe se duhet të beje te qarte  se çfarë do, ndryshe, Brexit mund të zgjasë për një dekadë”.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se do të jete më mire që Britania e Madhe të ketë vetëm pak javë në dispozicion për të mbyllur negociatat.

Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehet se është në dorën e Britanisë të vendosë se kur duhet të largohet nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu beri të ditur se nuk pret që qeveria britanike të ndryshojë kursin./real-news.tv/