Brexit/ BE: Arritje e një marrëveshjeje “shumë e vështirë”, por jo e pamundur

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka deklaruar se nënshkrimi i një marrëveshje Brexit me Britaninë përpara 31 tetorit do të ishte “shumë e vështirë” dhe se blloku nuk mund të pranojë propozimin e fundit nga Londra.

“Për t’i thënë gjërat sinqerisht, ne nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar,” i tha ai Parlamentit Evropian, duke shtuar se do të jetë 24 orë në dispozicion në ditët e ardhshme për të provuar të nënshkruajë një marrëveshje, e cila sipas tij është “ende e mundur” të arrihet me vullnet politik.

Bashkimi Evropian nuk po e mbyll derën për një marrëveshje të Brexit, por theksoi se Londra duhet të ndryshojë qëndrimin e saj në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar një marrëveshje.

Barnier renditi arsyet kryesore pse BE nuk mund të pranojë propozimet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar për Brexit: zgjidhja e parashikuar për doganën në ishullin e Irlandës, rolin e autoriteteve irlandeze të veriut, mungesën e zgjidhjeve ligjërisht të zbatueshme për të siguruar të gjitha funksionet dhe klauzolat e dobëta./real-news.tv/