fbpx

Brexit/ Bisedime mes Londrës dhe BE-së

Brexit-1.jpg

Delegacionet e Britanisë së Madhe dhe BE-së kanë nisur këtë të hënë bisedimet për Brexit që do të vulosin përfundimisht fatin e divorcit.

Çështja e kontrolleve doganore në kufirin irlandez, pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, vijon të mbetet problemi kryesor i bllokadës së procesit të BREXIT.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me homologun e tij britanik, ka deklaruar se BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje do të jetë e mundur.

Macron i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, se bisedimet tani duhet të jenë më intensive, për të parë nëse një marrëveshje e mundshme mund të “respektojë” parimet unionit.

Por, kryeministri britanik vazhdon të mos lëkundet në qëndrimet e tij, se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndodhë më 31 tetor, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja.

Sidoqoftë, një ligj britanik që parlamenti aprovoi së fundmi, e detyron kryeministrin Johnson të kërkojë një shtyrje të afatit të Brexit, nëse nuk ka pajtim për një kompromis deri më 19 tetor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303