Brexit/ Boris Johnson ‘kërcënon’ deputetët

boris-2-7.jpg

Qeveria do të braktisë projekt-ligjin e saj të Brexit nëse në tre ditët e ardhshme deputetët refuzojnë ta votojnë atë në parlament.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u tha deputetëve nëse programi do të refuzohej dhe BE konfirmon një shtyrje të afatit të 31 tetorit, ai do të kërkojë zgjedhje të përgjithshme.

Por deputetët e opozitës e quajtën kërcënimin për të tërhequr projektligjin “shantazh fëminor”.

Projekt-ligji për Marrëveshjen e Tërheqjes u paraqit të hënën në mbrëmje dhe deputetët tani po e diskutojnë atë në parlament.

Boris Johnson arriti një marrëveshje të re me krerët e BE javën e kaluar, por vazhdimisht është zotuar të largohet nga BE deri në fund të tetorit, me ose pa një marrëveshje.

Duke folur në parlament, Johnson u tha deputetëve se aprovimi i marrëveshjes do të realizonte Brexit”.

Por ai shtoi: “Nëse Parlamenti refuzon të lejojë që Brexit të ndodhë, dhe në vend që të marrë rrugën e duhur, të vendosë të vonojë gjithçka deri në janar ose ndoshta më gjatë, në asnjë rrethanë qeveria nuk mund të vazhdojë me këtë.”

Johnson tha që zgjedhësit e deputetëve “nuk do të mashtrohen nga ndonjë vonesë e mëtejshme” dhe “nuk do të kuptojnë pse është e nevojshme”./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303