Brexit/ Boris Johnson pritet me protesta në Luksemburg

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u prit me protesta në Luksemburg. Pas bisedimeve me homologun e tij në Luksemburg, të dy kryeministrat u detyruan të shtyjnë një konferencë me gazetarët për shkak të protestave.

Protestuesit me pankarta në duar thërrisnin “Turp për ju” ndërsa Johnson përfundoi takimin me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Kryeministri i Luksemburgut foli para gazetarëve përkrah një podiumi bosh të vendosur aty për kryeministrin britanik Boris Johnson./real-news.tv/