fbpx

Brexit/ Boris Johnson takon liderin e opozitës

johnson-corbyn.jpg

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është takuar me udhëheqësin e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, në mes të pasigurisë për atë që do të ndodhë me Brexit.

Takimi vjen pasi deputetët kundërshtuan planin e kryeministrit për të miratuar një projekt-ligj për zbatimin e marrëveshjes së tij.

Gjatë seancës parlamentare, Johnson tha se deputetët kishin “dëshiruar fundin por jo mjetet” dhe se tani është në dorën e BE-së nëse do të lejojë një shtyrje të afatit të Brexit përtej 31 tetorit.

Corbyn u tha deputetëve që “duhet të kenë kohën e nevojshme për të përmirësuar atë që ai e quajti si marrëveshjen më të keqe”.

Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha: “Jeremy Corbyn përsëriti ofertën e Labouristëve drejtuar kryeministrit për të rënë dakord për një orar të arsyeshëm për të debatuar, shqyrtuar dhe ndryshuar projekt-ligjin e Marrëveshjes së Tërheqjes, dhe përsëriti se partia e tij do të mbështesë idenë e zgjedhjeve të përgjithshme”.

Burime nga qeveria thanë se takimi mes Johnson dhe Corbyn nuk ishte i planifikuar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303